Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Rekomanduar

Administratorët ende nuk janë sistemuar

Shkup, 3 shkurt, zhurnal.mk – Pritjet e zv.kryeministrit Artan Grubi se që nga 1 shkurti, të gjithë të punësuarit në administratë do të fillojnë me punë, nuk u realizuan.

Procedura për shpërndarjen e 1300 personave të cilët me vite nuk kanë shkuar në punë dhe kanë marrë rrogë, akoma është në rrjedhë.

Kryetarja e Këshillit Inspektorial Magdalena Filipovska – Grashkoska, tha se drejtorët e gjashtë inspektorateve i kanë thënë se administratorët nuk kanë filluar me punë në këto institucione.

“Në Inspektoratin e Tregut kanë qenë 35 persona, në Inspektoratin e Punës 14, ndërsa për të tjerët duhet t’ju informojë shtesë. Drejtorët thanë se personat akoma nuk janë vendosur dhe nuk kanë filluar me punë. Është e nevojshme të zbatohet e gjithë procedura, që do të fillojë përmes Ministrisë për Sistem Politik”, tha Filipovska – Grashkoska.

Ndryshe, zv.kryeministri Artan Grubi para dy javëve informoi se 1.349 administratorë, para se gjithash ekonomistë, juristë, por edhe me arsim të mesëm, do të sistemohen në 237 institucione.

Pritjet e tij ishin që administratorët që kanë qëndruar në shtëpi që nga shkurti të fillojnë me punë në disa institucione shtetërore, në mesin e të cilave edhe inspektorate.

Postime të ngjashme

Shërbime të reja në sportelet e SHA “Posta e Maqedonisë së Veriut”

Z H

Hoxha në inspektim të njësisë së re rajonale të MBPEU-së në Aerodrom të Shkupit

Z H

Aksion i madh antidrogë, janë arrestuar 12 persona, mes tyre dhe një polic

Z H

Konfirmohen ndryshimet në Kodin Penal, vendoset një vepër e re penale

Z H

Do të formohet NP për menaxhim dhe mbrojtje të Parkut Nacional Mali Sharr

Z H

Azeski: Ballkani të hapet, historia të mbyllet, biznesi të bashkohet

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...