Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Administratorët të cilët nuk do të pranojnë transferin, do humbin vendin e punës

Shkup, 8 dhjetor – Ministri për Shoqëri Informatike Jeton Shaqiri për “Telma” tha se me ligjin e ri që u përcaktua dje në seancën qeveritare, punonjësit “në kuadër të Marrëveshjes Kornizë që rinë në shtëpi dhe marrin rrogë” do të pushohen nga puna nëse ata refuzojnë të rishpërndahen sipas listës së transferimit të përgatitur nga Ministria.

Bëhet fjalë për 1.420 persona për pagat e të cilëve në Buxhetin e vitit 2021 janë parashikuar 9.3 milion euro.

“Ka disa prej tyre që duan të shkojnë në punë, por për shkak të procedurave kemi këtë situatë. Nëse ata nuk pranojnë fillimisht, do të jenë në listën e transferimit dhe punësimi i tyre do të ndërpritet nëse nuk pranojnë kërkesën nga institucioni tjetër për t’i marrë ato”, tha Shaqiri.

Punonjësit të cilët që nuk kanë marrë pagë që 10 vjet, që duhet ta marrin sipas ligjit të ri do t’u jepen 7 ditë për të pranuar një punë sipas planit të Qeverisë, ndërsa nëse ata refuzojnë, ata do të shkojnë në listën e transferimit të Ministrisë për Shoqëri Informatike. Aty ata do të kenë 5 ditë kohë për të nënshkruar që ata e pranojnë ofertën, ose përndryshe humbin punën e tyre përgjithmonë.

Postime të ngjashme

Carovska: Situata në shkolla është stabile, nuk mendohet për masa të tjera

Z H

Filipçe: Angazhimet tona janë që të sigurojmë shëndetësi për jetë cilësore të çdo gruaje

Z H

VMRO-DPMNE: Populli pret vaksina, pushteti vendosë orë policore

Z H

Pa ujë sot një pjesë e Qendrës, ndërsa pasnesër fshatrat Rashçe, Bojanë dhe Kopanicë

R Zh

Parashikimi i motit

R Zh

Qeveria vendos sot për orën policore

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...