Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Adnan Azizi: Mërgimtarët janë indi i pandarë i popullit shqiptar

Shkup, 2 prill, Zhurnal.mk – Sekretari organizativ i lëvizjes Besa Adnan Azizi duke folur për regjistrimin e diasporës në një postim në Facebook ka shkruar se Proceset më të mëdha në historinë e popullit shqiptarë gjithmonë kanë filluar, janë zhvilluar ose kanë përfunduar nga mërgata jonë.

“Proceset më të mëdha në historinë e popullit shqiptarë gjithmonë kanë filluar, janë zhvilluar ose kanë përfunduar nga mërgata jonë. Mërgata jonë është ajo që për dekada të tëra ka mbajtur gjallë jo vetëm ekonominë por edhe ekzistencën tonë si popull, ka mbajtur gjallë ndjenjën tonë, krenarinë tonë. Popujt e tjerë e kanë problem ta kuptojnë këtë lidhshmëri në një trung të përbashkët që quhet komb. Prekja e diasporës për ne shqiptarët nënkupton prekje të tërësisë tonë, nënkupton ngacmim të indit tonë më të ndjeshëm.

Pikërisht për këtë, veprimi jonë është i padiskutueshëm që diaspora të ngel pjesë e barabartë në këtë shtet dhe në asnjë moment nuk do të vihet në dyshim. Çdo qytetar që përkohësisht jeton në diasporë dhe që do të regjistrohet do të jetë pjesë e barabartë e regjistrimit si çdo qytetar tjetër i RMV-së dhe Lëvizja BESA qendron garancë për këtë!”, ka shkruar Azizi.

Postime të ngjashme

Reagon Qeveria: Nuk ka negociata për identitetin dhe gjuhën maqedonase

R Zh

Një i burgosur nga Nagoriçani i Vjetër është gjetur i vdekur në burgun “Kshanje”

R Zh

Mbi 10 mijë maqedonas marrin dozën e dytë të vaksinës ndaj COVID-19 në Serbi

R Zh

VMRO-DPMNE: Pasaportat iu dhanë mafiozëve botërorë

R Zh

Filipçe: Është evidentuar edhe një pacient me llojin indian të coronavirusit

R Zh

Takim i presidentit Pendarovski me Patriarkun ekumenik Bartolomeu

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...