Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Adnan Azizi: Pranohen 22 shqiptarë në Hekurudhat e Maqedonisë

Shkup, 31 dhjetor, Zhurnal.mk – Drejtori i SH.A Hekurudhat e RMV – Transport, Adnan Azizi përmes një njoftimi që ka shpërndarë në rrjetin social Facebook ka njoftuar se zyrtarisht në ndërmarrjen që drejton ai janë pranuar 22 shqiptarë.

Më tej Azizi ka shpalosur edhe një fakt që opinioni duhet t’a dijë. Mandatin e kaluar, autorizimi për të udhëhequr me punët dhe politikat e HRMV – Transport u është dhënë kuadrove maqedonas, e pseudo drejtori që ka qenë shqiptar i emëruar ka shfrytëzuar vetëm benefitet dhe të mirat personale të pushtetit.

Ja reagimi i plotë i drejtorit Adnan Azizi:

Pas spekulimeve të ulta dhe shpifjeve nga ‘portalet’ , të cilat përveç se punojnë dhe raportojnë me standarde të dyfishta, ata bëjnë edhe shërbim të dyfishtë, pronarët e të cilave u shërbejnë dy taboreve të ndryshme e kamuflohen si ‘kundërshtarë’ , madje pronarë të cilët kanë kompleks edhe nga emri i tyre, ju njoftoj se zyrtarisht sot janë pranuar 22 shqiptarë si të punësuar në HRMV – Transport.

Të trishton fakti se iniciatorët e këtyre shpifjeve, përveç se u munduan të keqinformojnë opinionin, janë munduar të manipulojnë edhe me të punësuarit, duke u fshehur atyre të vërtetën dhe duke mos u treguar se punësimet janë të përkohshme e jo të përhershme.

Nuk bëhet opozita me patriotizëm të rrejshëm, sepse kur vijmë te kjo pikë, opinioni duhet t’a dijë se mandatin e kaluar, autorizimi për të udhëhequr me punët dhe politikat e HRMV – Transport u është dhënë maqedonasve, e pseudo drejtori ka shfrytëzuar vetëm benefitet dhe të mirat personale të pushtetit.

Postime të ngjashme

Kuvendi i votoi besim Qeverisë

T E

Detektohet lloji britanik i Kovid-19 tek një pacient i kthyer nga Zanzibari

T E

Gir: Për BE të rëndësishme janë reformat, vendimet sillen unanimisht

T E

5 të vdekur dhe 807 raste të reja me Covid 19 në Maqedoni

Z H

ASH dhe Alternativa nuk do ta mbështesin ligjin për shfuqizimin e Ligjit për regjistrim të VMRO-DPMNE-së

Z H

Karantinë 14 ditë për personat që vijnë nga Afrika

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...