Agjencia Zhurnal.mk

Adoleshentët luhateshin me shpejtësi, “fluturojnë” në rrethojën mbrojtëse të kopshtit të lodrave – publikohen pamjet e rrëzimit në Kazakistan

Një ngjarje e pazakontë është filmuar në Kazakistan në një kopsht të lodrave në Kazakistan, ku dy fëmijë që po argëtoheshin në një luhatëse, rrokullisen – “fluturojnë” dhe përfundojnë të përplasur në rrethojën mbrojtëse.

Adoleshentët e moshës 14 dhe 13-vjeç, kishin hipur në të njëjtën luhatëse të metaltë, dhe na shpejtësia e madhe ata humbën baraspeshimin dhe përfunduan duke “fluturuar” drejt rrethojës së kopshtit të lodrave në Pavlodar në veriperëndim të Kazakistanit, transmeton Telegrafi.

Dyshja që po lëviznin në kahjen e kundërt, nga shpejtësia e madhe dhe forca shtytëse kanë përfunduar të përplasur në rrethojë.

Si rezultat i kësaj ata janë dërguar me urgjencë në spitalin e fëmijëve në Pavlodar, ku është konstatuar se kanë pësuar lëndime trupore në gjoks dhe pjesa tjerë të trupit.

Videoja e këtij momenti të tmerrshëm është shpërndarë në masë të madhe në rrjetet sociale, ku shumë komentues kanë kritikuar mënyrën se si kanë qëndruar derisa po luhateshin.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!