Një foshnjë e porsalindur është gjetur e vdekur në një frigorifer në Rusi, pasi u vendos atje nga një nënë 14-vjeçare, e cila kishte shumë frikë t’u tregonte prindërve të saj për shtatzëninë.
Media shtetërore ruse raportoi se incidenti ndodhi në fshatin Verkh-Tula në rajonin e Novosibirsk të Rusisë, ku adoleshentja jetonte me familjen e saj.
Askush në familje nuk kishte qenë në dijeni të shtatzënisë së vajzës, tha për TASS Nadezhda Boltenko, avokati publik për të drejtat e fëmijëve.
“Nëna thirri mjekun sepse vajza kishte dhimbje stomaku natën. Ajo mendoi se ishte apendesiti. Kur arriti ndihmësja, vajza i tha atij se kishte lindur një fëmijë dhe e futi në frigorifer” tha avokati.
Policia beson se vajza lindi në fshehtësi gjatë natës, para se ta fshihte foshnjën në frigorifer sepse ishte shumë e frikësuar për t’ua treguar prindërve të saj, sipas mediave lokale.
Në kohën që autoritetet mbërritën në shtëpi ishte tepër vonë për të shpëtuar foshnjën, e cila kishte qenë në frigorifer për disa orë.
Anastasia Kuleshova, një zyrtare në departamentin rajonal të Komitetit Federal të Hetimeve ruse, i tha TASS se një hetim ishte duke u zhvilluar në rrethanat e plota të vdekjes së foshnjës.