Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Adresë kontakti për personat që duan të jenë pjesë e PS/ Rama: Ata që kanë studiuar me rezultate të larta, jashtë vendit apo në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një adresë kontakti për të gjithë personat e interesuar për të qenë pjesë e grupit të PS-së në Mandatin e tretë të tyre pas fitimit të zgjedhjeve të 25 prillit.

Ai shkruan se adresa është në dispozicion të të gjithë atyre që kanë studiuar me rezultate të larta, jashtë shtetit apo në Shqipëri, të cilët kanë dëshirë ta kontaktojnë atë personalisht apo anëtarët e tjerë të kabinetit, për të kontribuar me opinionet, idetë, projektet apo edhe gatishmërinë e tyre që të përfshihen drejtpërdrejtë në punët e Mandatit të Tretë.

“FALEMINDERIT për interesimet e menjëhershme dhe mesazhet interesante që keni dërguar ditën e djeshme. Grupi i punës i ngritur për këtë qëllim do të bëjë një pasqyrë të të gjitha interesimeve e mesazheve të ardhura deri në fund të majit dhe më pas do të kontaktojë të interesuarit për vijimin e procesit gatipërshqipërinë@kryeministria.al. Kjo adresë është në dispozicion të të gjithë atyre që kanë studiuar me rezultate të larta, jashtë shtetit apo në Shqipëri, të cilët kanë dëshirë të më kontaktojnë mua personalisht apo anëtarët e tjerë të kabinetit, për të kontribuar me opinionet, idetë, projektet apo edhe gatishmërinë e tyre që të përfshihen drejtpërdrejtë në punët e mëdha të Mandatit të Tretë”, tha Rama.

Postime të ngjashme

Vetoja bullgare/ Ja kur i vjen sërish mundësia Shqipërisë për hapjen e negociatave me BE-në!

Dafina Vidishiqi

900 mijë vaksinime antiCOVID në Shqipëri

Dafina Vidishiqi

Ikën nga hoteli të pakënaqur nga kushtet, pronarja i zë rrugën çiftit me fëmijë të vogël

Dafina Vidishiqi

Mes bukurive magjepsëse të maleve të Leskovikut, kyeministri Rama publikon pamje nga agroturizmi i shumëkërkuar

Bekim Laçi

Këshilli Europian, sot fati i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Bekim Laçi

Energjia eolike, “Washington Post”: Shqipëria diversifikon prodhimin e energjisë elektrike me bazë ujin

Bekim Laçi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...