Adriana Matoshi bëhet tërësisht bionde dhe me model të ri flokësh

Aktorja nga Gjilani, Adriana Matoshi, është mjaft aktive dhe ndiqet nga mijëra njerëz në rrjete sociale.

Ajo vetëm në Instagram numëron 110 mijë ndjekës dhe shpesh ndan imazhe e aktivitete të ndryshme nga jeta e saj.

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje së fundmi ka prezantuar ndryshimin e bërë në pamje.

Adriana Matoshi (Foto: Instagram)

Nëna e katër fëmijëve ka ndarë një video në InstaStory nëpërmjet së cilës tregon se është bërë bionde me një model të ri flokësh.

Me flokë të shkurtra e pamje të freskët, 41-vjeçarja duket në formë të mahnitshme.

Adriana Matoshi (Foto: Instagram)

Ajo këtë kohë ka bërë një tërheqje nga fusha artistike duke u fokusuar më shumë në profesionin e ri, si politikane.

E njëjta u përzgjodh deputete nga VV në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit duke grumbulluar mbi dhjetë mijë vota. /Telegrafi/

Adriana Matoshi (Foto: Instagram)

Related posts

Robert Berisha i përgjigjet ndjekësit që e pyeti nëse e ka të dashur modelen, Eriona Sejdiu

D V

E rrethuar me CD-të e albumit të ri, Dafina Zeqiri vjen e veçantë në imazhet e reja

D V

“Djemtë e mi”, Dafina Zeqiri tregohet romantike

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More