Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Adriana Matoshi flet për lidhjen me Keith: Për momentin nuk kam lexuar as në libra që ekziston një dashuri e tillë, kaq e sinqertë

Zhurnal Ads

Aktorja Adriana Matoshi muajve të fundit ka qenë cak i rrjeteve sociale e faqeve rozë.

Kjo për shkak të romancës së saj të re me futbollistin afrikan, Keith Groeneveld, me të cilin ka një diferencë të madhe në moshë, afro 19 vite.

Artistja nga Gjilani së fundmi ka qenë pjesë e emisionit “Ftesë në 5”, ku mes shumë gjërash ka folur edhe për lidhjen e re.

E pyetur se si ka nisur lidhja me një djalë 19 vite më të ri, Adriana vazhdon të rrëfejë se si është njohur dhe raportin që momentalsiht kanë me njëri-tjetrin.

“Jam shumë e lumtur, nuk e di sa do të zgjasë kjo lumturi, shpresoj që do të zgjasë për aq sa ka dashuri. Për momentin nuk kam lexuar libra që ekziston një dashuri e tillë kaq e sinqertë. Është i ri në moshë, por në mendje në ide dhe në të gjitha që Keith i ka dhe i ka përjetuar është shumë më i pjekur për moshën që ka. Në fillim nuk e dija sa vjeçar është Keith, por shoqes time i ka thënë që po më pëlqen Adriana, dhe nuk e kam menduar me fillim”.

“Ka qenë një periudhë e gjatë që ne veç kemi biseduar, kemi shëtitur, ia kam treguar bukuritë e Kosovës. Më pëlqejke shumë si person”, ka thënë Matoshi.

Keith dhe Adriana ndërkohë e zyrtarizuan lidhjen në tetor të vitit të kaluar.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Jennifer Lopez dhe Kamala Harris janë fanse të njëra-tjetrës

S.B.

Rita Ora arrin dy miliardë klikime në platfromën YouTube

S.B.

Tamim, artisti i huaj që këndon edhe shqip në projektin e ri

T E

Paris Hilton festoi njëvjetorin e lidhjes me Carter Reum

S.B.

Dua Lipa thyen rekord të shikueshmërisë me “Studio 2054”

S.B.

PR kërkesë Gjykatës Kushtetuese për vendimin e MSH: Të shfuqizohet akti për ndalimin e aktiviteteve politike, antiligjore

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...