Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka prezantuar Adriana Matoshin si pjesë të këtij subjekti politik.
“O sa mirë”, nisi postimi i Kurtit në Facebook, duke shtuar se Matoshi është “ndër aktorët më të mirë”.
Adriana Matoshi do të jetë njëra nga kandidatet për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 14 shkurtit.https://tinyurl.com/y4tkrgmb
Në prezantimin e bërë të saj, Kurti ka përmendur të arriturat e aktores në fushën e artit.