Adrola dhe Xhesika ndjekin sërish njëra-tjetrën në rrjetet sociale

Edhe pse prej kohesh kishin një shoqëri për të pasur zili, Adrola Dushi dhe Xhesika Berberi e ndërprenë për disa kohë miqësinë e tyre. 

 

Dyshja shihej shpesh në shoqërinë e njëra-tjetrës sidomos me anë të postimeve në rrjete sociale. Në intervistat televizive dyshja tregonin gjithnjë shumë respekt dhe vlerësim për shoqërinë që kishin krijuar ndër vite.

Kohët e fundit, ndjekësit vunë re që shoqëria midis Adrolës dhe Xhesikës kishte pësuar një krisje edhe pse kjo e fundit mohoi gjithçka dhe tregoi se kjo s’do të ndodhte kurrë.

Adrola Dushi (Foto: Instagram/adroladushi/Gerhard Pregapuca Photography)

“Unë dhe Adrola nuk jemi zënë dhe s’ka për të ndodhur kurrë. Jemi në zemrat e njëra-tjetrës”, ishte shprehur Berberi.

Mirëpo, fakti që vajzat nuk e ndiqnin më njëra-tjetrën në rrjetet sociale hapi shumë diskutim. Për më tepër Adrola bëri një status thumbues, që u interpretua si mesazh për Xhesikën.

Xhesika Berberi (Foto: Instagram/xhesikaberberi)

Sidoqoftë, së fundmi është vënë re që dyshja ka nisur përsëri të ndiqen në rrjetet sociale, por mbetet për t’u parë nëse shoqëria e tyre do të kthehet si dikur.

Related posts

Ishte kundër vaksinës, ndërron jetë nga COVID-19 këngëtari Marcus Birks

D V

Arta Bajrami shfaqet e zjarrtë në bikini e taka të larta

D V

E pyesin se kur do të martohet me Shkëlzenin, Armina Mevlani: Nuk kemi urgjencë, kemi plot gati 9 vite bashkë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com