Agjencia Zhurnal.mk

Aeroplani has në zog gjatë fluturimit, ia dëmton “hundën” fluturakes – piloti detyrohet të bëjë ulje emergjente në Nju Jork

Një aeroplan i aviokompanisë “Delta” që po fluturonte nga Florida, është detyruar të bëjë ulje emergjente në aeroportion e Nju Jorkut “JFK”, pas një përplasjeje që e kishte pasur me një zog.

Siç mund të shihet në fotografitë e publikuara më poshtë, hunda e aeroplanit është shtypur – duke i shkaktuar dëme, transmeton Telegrafi.

Bëhet fjalë për modelin Airbus A319 që brenda kishte 43 pasagjerë dhe ishte nisur nga aeroporti La Guardia, e derisa ishte në ajër është përplasur me një zog.

Mediat amerikane raportojnë se piloti është detyruar të reagojë menjëherë, duke bërë ulje emergjente në aeroportin më të afërt.

Në shikim të parë menduan se aeroplani mund të jetë goditur nga ndonjë rrufe, por më vonë u konstatua së behet fjalë për zog.

“Sulmet” e zogjve nuk janë të shpeshtë në Nju Jork, por mund të rrezikojnë dhe shkaktojnë dëme të mëdha një aeroplani gjatë fluturimit.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!