Agjencia Zhurnal.mk

Aeroplani me mjekë kinezë zbarkon në Beograd

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq mirëpriti një ekip mjekësh nga Kina që zbarkuan në aeroportin e Beogradit për të ndihmuar Serbinë të luftojë coronavirusin.

Mjekët nga Kina kanë sjellë me vete përvojën, por edhe ndihmën e nevojshme mjekësore që do t’ju mundësojë mjekëve serbë që të trajtojnë më mirë pacientët e infektuar me virusin COVID-19.

Po sipas medieve serbe, aeroplani përmban gjithçka që është e nevojshme për trajtimin e të infektuarve me virusin – teste, maska, respiratorë.

Ka qenë ambasadori i Republikës Popullore të Kinës në Beograd, Chen Bo, ai që ka postuar në llogarinë e tij në Twitter foto të aeroplanit që po nisej nga Kina në Serbi me një ekip ekspertësh mjekësorë, pajisje mjekësore dhe pajisje.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...