Agjencia Zhurnal.mk
Auto

Aeroplani në kamion, Boeing 727 “përshkoi” rrugët e Anglisë

Një aeroplan Boeing 727 i vitit 1968, dikur në pronësi të një kompanie ajrore japoneze, u transportua me sukses përgjatë rrugëve M5, M4 dhe M32, nga Aeroporti Cotswoldit në Bristol, Angli.

Trupi i avionit, pa krahë, u ble nga sipërmarrësi Johnny Palmer, me idenë për ta kthyer atë në një zyrë për kompaninë e tij Pitch Air, raportojnë mediat angleze.

Pasi u vërtetua se nuk kishte asnjë shans që aeroplani të rinovohej dhe të kthehej në punë për çka është i destinuar, Palmer negocioi çmimin dhe e mori me “pak para”, ndonëse shuma nuk u zbulua.

Sidoqoftë, problemi më i madh nuk ishte çmimi, por transportimi i tij, përkatësisht siguria në rrugë.

Trupi i avionit u ngarkua në një kamion të madh dhe aty u vendos përmes vinçave të mëdhenj.

Boeing u transportua nga Aeroporti i Cotswoldit në Bristol të shtunën që shkoi dhe këtë përgjegjësi e mori kompania e specializuar “Cook Transport”.

Transporti i pazakontë që zgjati shtatë orë, u transmetua drejtpërdrejt në faqen e “Peach Air” në Facebook.

Aeroplani, që fillimisht ishte standard për pasagjerë, gjatë viteve ’70 u kthye në një version “VIP”. Falë kësaj, enterieri është mbresëlënës, ka thënë pronari i ri, Palmer.

Postime të ngjashme

Ferrari në vitin 2025 do ta lansojë veturën e parë tërësisht elektrike

S.B.

Prezantohet edhe zyrtarisht Mercedes EQS – luks i jashtëzakonshëm dhe brendësi e digjitalizuar

S.B.

Huawei po investon një miliard dollarë në biznesin e veturave, pretendon se është më i mirë se Tesla

S.B.

Audi i bën konkurrencë Maybach-ut

S.B.

Apple konkretizon planet për veturën elektrike, bashkëpunon me kompani të njohura

S.B.

Gjysmë shekulli nga klasiku i Mercedesit

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...