Aeroplani përplaset në ndërtesën dykatëshe në Itali – humbin jetën tetë personat në bord

Një Aeroplan i vogël privat që bartte gjashtë pasagjerë dhe një ekuipazh prej dy personash u rrëzua të dielën në një ndërtesë dykatëshe në periferi të Milanos, Itali, derisa thuhet se të gjithë personat në bord humbën jetën.

Fillimisht raportimet e para nga LaPresse duke cituar zjarrfikësit në vendngjarje thanë se piloti dhe pesë pasagjerët në bord vdiqën. Por, më vonë, agjencia e lajmeve dhe medie të tjera raportuan se në fakt ishin tetë persona në bordin e aeroplanit.

Televizionit shtetëror Rai tha se pasagjerët besohej se ishin francezë, transmeton Telegrafi.

Zyrtarët e zjarrfikësve nuk mund të kontaktoheshin menjëherë për të konfirmuar kombësitë ose numrin e njerëzve në aeroplan.

Zjarrfikësit shkruan në Twitter se askush tjetër përveç atyre në bord nuk ishte përfshirë në përplasjen pranë një stacioni të metrosë në San Donato Milanese, një qytet i vogël pranë Milanos. Ata thanë se disa makina në parkingun afër u dogjën, por nuk kishte njerëz brenda.

Ndërtesa dykatëshe ku u rrëzua aeroplani ishte objekt zyre dhe ishte i zbrazët. 

Related posts

Agjencia evropiane për barna: Nevojiten dy doza të vaksinave anti-Kovid për mbrojtje nga varianti Delta

N E

Epokë e re në marrëdhëniet Izrael-Emirate: Hapet konsullata e parë izraelite në Dubai

Redaksia

Minatorët gjejnë diamant në Botsvana, mund të jetë i treti më i madh në botë

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More