Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Aeroporti i Kukësit/ PD i nxjerr videon Ramës: Duhet të ishte funksional 3 vite më parë

Zhurnal Ads

Drejtori i kabinetit dhe eksperti ekonomik i PD, Dorjan Teliti ka replikuar në distancë me Ramën për aeroportin e Kukësit.

Ky i fundit dje premtoi se në pranverë aeroporti i Kukësit është gati, por Teliti i kujton se edhe në tetor të 2018 të njëjtin premtim jepte.

Teliti thotë se aeroporti i Kukësit me fjalët e Ramës duhet të ishte funksional tre vite më parë, por sipas tij kryeministri premton këtë aeroport sa herëqë përpiqet të fshehë histori korrupsioni prej milionash nga qeveria e tij.

STATUSI NGA DORJAN TELITI

Sa herë ER premton aeroportin e Kukësit, aq herë përpiqet të fshehë një histori korrupsioni milionash.
Ka kaq kohë që me gënjeshtra në 3D u ofron shqiptarëve udhëtime virtuale në aeroporte që duhet të ishin funksionalë që 3 vite më parë.
E gjithë zhurma e propagandës së ER për aeroportin e Kukësit është direkt e lidhur me aferën 400 milionëshe të inceneratorëve. Me shpresën se aeroportet dhe fluturimet imagjinare do të largojnë vëmendjen nga ky skandal, gdhihet dhe ngryset me premtime të pambajtura në 3D. Nga ato qe as stafi që ja përgatit nuk i beson më se mund të realizohen.
I vetmi “investim” për kuksianët këto 7 vjet ka qenë trau me pagesë në rrugën e kombit. Këtë nuk e fshehin as videot në 3d dhe as propaganda e zvjerdhur e Rilindjes së premtimeve boshe
👇video

Zhurnal Ads
https://www.facebook.com/DorTeliti/posts/990366921432154
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Vjosa në kuota alarmante, rrezikon daljen nga shtrati

S.B.

Ndihma për COVID/ Presidenti Meta: Shqipëria jep vetëm 1.2% të GDP, ndërsa Kosova 5.4%

S.B.

Nga e hëna nisin testet e shpejta për COVID-19, Bino tregon kur mund të kryen dhe efikasitetin që kanë

S.B.

Fier/ Sekuestrohen armë, drogë dhe municion luftarak! Në pranga, 4 persona

admin

Pjesë e një bande kriminale, arrestohet shqiptari në kërkim ndërkombëtar

S.B.

Rama: Me dritën në sytë e 2000 gjyshërve që do kenë një Vit të Ri të gëzuar falë ‘Lenteve Falas’

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...