Aeroporti në La Palma mbyllet për shkak të hirit, vullkani assesi të pushojë

Aeroporti në ishullin spanjoll La Palma është mbyllur sërish për shkak të hirit të vullkanit, që ka shpërthyer tri javë më parë.

 

Shkencëtarët pretendojnë se është duke vazhduar shpërthimi i vullkanit, dhe se është vështirë të parashikohet se kur mund të merr fund kjo situatë, transmeton Telegrafi.

E pavarësisht që ditëve të fundit intensiteti i shpërthimit ka rënë, ai po vazhdon të nxjerrë llavën.

Në La Palma me 85.000 banorë, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 16 tërmet, fuqia shkatërruese e të cilëve ka qenë 3.5.

Kjo llavë ka detyruar autoritetet të evakuojnë qytetarët numri i të cilëve shkon në mbi 6.000, e i shtëpive të shkatërruara në 600.

Për shkak të reve të hirit, aeroporti në ishull është mbyllur përkohësisht edhe gjatë muajit të kaluar.

Related posts

Bideni do të takohet me Putinin e Erdoganin, priten përplasje qëndrimesh

Redaksia

Ursula Von der Leyen: BE do të ofrojë mbi 200 milionë euro ndihmë për Afganistanin

N E

Coca Cola pa sheqer po ndryshon recetën tradicionale – Pija po vjen me shije krejtësisht të re

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More