Afat shtesë për regjistrim në Fakultetin Juridik – Kërçovë

Kërçovë, 29 shtator – Pas tre afateve të rregullta për regjistrim, në fakultetin Juridik – Kërçovë u është mundësuat maturantëve të cilët nuk arritën të regjistrohen në ndonjë nga fakultetet në vend, këtë ta bëjnë në këtë fakultet në afatin e katër të regjistrimit i cili është caktuar për më 4 tetor, konfirmoi Goce Veleski, sekretar i Fakultetit Juridik – Kërçovë.

“Pas tre afateve të rregullta për regjistrim, në Fakultetin Juridik në Kërçovë, brucoshëve të ardhshëm iu jepet mundësi të regjistrohen në këët fakultet në afatin e katërt shtesë për regjistrim që është planifikuar për më 4 tetor, pas çfarë do të nbyllet mundësia për regjistrim në këtë fakultet për studentë të rregullt. Në tre afatet e deritanishme për regjistrim në Fakultetin Juridik në Kërçovë me studime të disperzuara në Manastir dhe Strugë, janë regjistruar gjithsej 120 studentë, prej të cilëve 30 në selinë e fakultetit në Kërçovë, 70 në studimet e disperzuara në Manastir dhe 20 në studime të disperzuara në Strugë. Numri i studentlëve të rinj është në kuadër të mesatares nga  vitet e mëparshme, kur numri lëvizte prej 120 deri 150 studentë të regjistruar në studimet juridike cikli i parë”, theksoi sekretari Veleski.

Ai përmendi se studimet e disperzuara në Strugë riaktivizohen pas pauzës trevjeçare dhe studentët e rinj në këtë qytet do të jenë brucoshët e parë pas vitit 2018, derisa paraprakisht studentët e regjistruar vazhdojnë me studimet deri në diplomim.

Related posts

Regjistrohen 554 raste raste të reja në Maqedoni, humbin jetën 17 persona

D V

Deputeti Timço Mucunski kandidat i VMRO-DPMNE për kryetar të Aerodromit

N E

Reagim i Aleancës për Shqiptarët për zjarrin e mbrëmshëm në spitalin në Tetovë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More