Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Afati i dytë i regjistrimit në Universitetin “Shën Klimenti i Ohrit”, më së shumti vende të lira në Fakultetin teknik – Manastir

Shkup, 14 shtator, zhurnal.mk – Universiteti “Shën Kliment i Ohrit” – Manastir, sot dhe nesër e realizon afatin e dytë të regjistrimit për studentët brucoshë, ndërsa mundësi për studim në vitin e ri akademik kanë edhe 1.874 kandidatë.

Më së shumti vende të lira ka në Fakultetin teknik – Manastir ku për të gjitha drejtimet janë shpallur 328 vende, ndërsa numër të madh të vendeve të lira për regjistrim ka edhe në Fakultetin për teknologji informatike dhe komunikuese – FTIK ku mund të regjistrohen 303 studentë.

Nga Universiteti “Shën Kliment i Ohrit” – Manastir informojnë se në afatin e dytë të regjistrimit në Fakultetin teknik-teknologjik në Veles mund të regjistrohen edhe 60 studentë, në Fakultetin ekonomik në Prilep të lira janë 174 vende, ndërsa në Fakultetin për turizëm dhe hotelieri – 207 vende.

Indekse për brucoshët e ardhshëm ka për kandidatët të cilët do të vendosin të studiojnë në Fakultetin juridik ku janë shpallur 165 vende, në Fakultetin për siguri në Shkup të lira janë 155 vende, ndërsa në Fakultetin e Pedagogjisë në Manastir – 151 vende.

Afat i dytë për regjistrim organizohet edhe në fakultetin për shkenca bioteknike ku të lira janë 118 vende, në fakultetin e Veterinarisë ka 34 vende, ndërsa në shkollën e lartë të Mjekësisë të lira janë 179 vende për regjistrim.

Postime të ngjashme

Vaksina, Sofijanova: Na mbron nga virusi korona

R Zh

Gjorgjia Sajkoski do ta udhëheqë shtabin zgjedhor të VMRO-DPMNE-së në zgjedhjet e ardhshme lokale

R Zh

Komunës së Çairit / Deri më tani janë vaksinuar 91 mësimdhënës/e dhe 58 edukatore

R Zh

Bullgari, konstituimi i kuvendit më 15 prill

R Zh

Zjarrfikësit e Shkupit vaksinohen kundër Covid-19

R Zh

“Drejtësia” s’do marrëveshje me sopotasit

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...