Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Afër 15 mijë raste me Covid-19 në Kosovë

Që nga fillimi i Pandemisë në Kosovë në muajin mars, shifra e të infektuarave ka arritur afër 15 mijë persona, ku nga ta vetëm mbi 2 mijë raste janë aktive.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratorët private, janë testuar gjithsej 678 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 57 raste pozitive, njofton Insajderi.

Sipas institutit, brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (2 raste nga Klinika Infektive, 1 rast nga spitali rajonal Prizren dhe 1 rast nga spitali rajonal Pejë).

“Numri total i rasteve pozitive është 14.939 raste nga 60.913 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 611 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 137 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.325 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.003. Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 16 raste, komuna Gjilan 6 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Fushë Kosovë 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, komuna Viti 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Kamenicë dhe Kaçanik”, thuhet në njoftim.

Postime të ngjashme

Haxhiu: Nesër finalizohet drafti i parë i koncept dokumentit për vetingun në sistemin e drejtësisë

Bekim Laçi

OAK: Të ketë menaxhim më të mirë të parasë dhe pronës publike

Bekim Laçi

Osmani kërkoi dorëheqjen e Dakës, ajo e refuzon

Bekim Laçi

Votimi i rezolutës së PDK-së u shty për seancë tjetër

Bekim Laçi

Nje ditë para takimit, vijnë deklarata kundërthënëse nga Prishtina dhe Beogradi

Bekim Laçi

Ky është Agimi që u fotografua gjatë luftës në Kosovë teksa kalonte përmes gardhit me gjemba

Bekim Laçi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...