Afër 24 mijë raste aktive me coronavirus, ndërkaq mbi 1 mijë pacientë të shtrirë në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme

Numri i rasteve me coronavirus është rritur në mënyrë enorme javëve të fundit, ndërkaq numri është rritur edhe i atyre që kërkojnë hospitalizim.

 

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se 1016 pacientë të shtrirë në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme.

Prej tyre, 902 të konfirmuar Covid-19 pozitivë, 797 me oksigjeno-terapi dhe 37 në gjendje të rënduar shëndetësore

Në QKUK, 358 pacientë të shtrirë, 325 prej tyre Covid-19 pozitivë,309 me oksigjeno-terapi

Klinika Infektive, 119 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 54 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 9 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 22 pacientë

Klinika Infektive 2 (Mjekësia Sportive), 93 pacientë

Klinika Infektive 3 (Interno), 56 pacientë

Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 658 pacientë, 577 prej tyre Covid-19 pozitivë, 488 me oksigjeno-terapi.

Spitali i Prizrenit, 130 pacientë

Spitali i Gjakovës, 126 pacientë

Spitali i Pejës, 162 pacientë

Spitali i Gjilanit, 112 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 28 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 18 pacientë

Spitali i Ferizajt, 82 pacientë.

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon në total numri i rasteve aktive është 23.845.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 108.603, ndërsa nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 2,370 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 18.326 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 747.898 doza të vaksinës.

Deri më sot 250.626 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Related posts

Këshilli Gjyqësor i Kosovës paralajmëron masa ndëshkuese për zyrtarët përgjegjës për rastin në Ferizaj

N E

Kosova e para në rajon, e dyta në Evropë me raste ditore me COVID-19 në një milion banorë

R Zh

Propozimi për shtyrjen e zgjedhjeve, Krasniqi: LVV po luan me kartën e sigurisë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com