Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Temë TOP LAJM

Afera me vaksinat kineze/ Ivanovska për Zhurnal: Ende po mbledhim informacione

Shkup, 14 prill – Zhurnal.mk – Komisioni Antikorrupsion më datën 11 mars pati vendosur që të fillojnë me grumbullimin e informacioneve dhe të dhënave që të konfirmojnë nëse ka patur mallverzime gjatë procedurës për furnizim të vaksinave kineze nga kompania Sinofarm.

Kryetarja e këtij Komisioni, Biljana Ivanovska pati deklaruar se pret që në këtë hetim të kyçen dhe organet tjera si Prokuroria Publike, njofton Zhurnal.

Ajo paralajmëroi se KSHPK do të mbledhë informacione për të parë rrethanat dhe më pas të vendosin nëse do të veprojnë më tej varësisht nga ajo që do të marin si informatë.

Ivanovska pati thënë se në KSHPK janë të befasuar nga informatat se “ka patur proces të paorganizuar për furnizim të vaksinave”.

Mirëpo edhe pas një muaji hulumtime dhe hetime, nga KSHPK nuk kanë një rezultat përfundimtar.

Kryetarja e Antikorrupsionit Biljana Ivanovska në një deklaratë për Zhurnal u shpreh se ende vijojnë hetimet dhe mbledhja e informacioneve.

“Ende po mbledhim informacione, deri tani nuk ka diçka konkrete. Ne kemi dërguar kërkesë deri tek institucionet tjera për të mbledhur informata, ndërsa presim brenda dy javëve të na dërgojnë përgjigje, dhe do të veprojmë në bazë të rezultateve”, deklaroi për Zhurnal, Biljana Ivanovska, kryetare e Antikorrupsionit.

Ndryshe aferën për skandalin me Ministrinë e Shëndetësisë e zbuloi gazeta italiane “La Verita”. Kjo gazetë bëri të ditur se Kina i’a ka kthyer avansin Maqedonisë përshkak se furnizimi ka qenë duke u zhvilluar përmes një firme fantom, me seli në Hong Kong.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Ka filluar regjistrimi i nxënësve në klasën e parë për vitin e ardhshëm shkollor në “Jahja Kemal”

R Zh

Najçevska: BE të zgjidhë problemin midis Bullgarisë dhe Maqedonisë

R Zh

Zgjerohet hetimi për Rashkovskin

R Zh

Zgjerimi/ Komisioneri Varhelyi: Ecim përpara me Shqipërinë, e veçojmë nga Maqedonia e Veriut

R Zh

UT dhe Universiteti Iowa nga SHBA-ja nënshkruan memorandum bashkëpunimi

R Zh

Komuna Çair përfundon dezinfektimi i 25 xhamive

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...