Agjencia Zhurnal.mk

Afërdita Dreshaj rezulton negative në testin e coronavirusit

Këngëtarja dhe modelja shqipare, Afërdita Dreshaj, është personazh mjaft aktiv në rrjetet sociale.

Shpesh, ajo ndan me fansat imazhe dhe video të ndryshme duke mos munguar edhe njoftimet për më të rejat në jetën e saj.

Së fundmi, e njëjta ka bërë të ditur se i është nënshtruar testit për coronavirus dhe ka ndarë rezultatin në rrjetet sociale.

Në bazë të fotografisë, Dreshaj tregon se ka rezultuar negative në testin e bërë për COVID-19.

Duket se kjo erdhi pas udhëtimeve të shpeshta që ka bërë përgjatë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për kremtimin e dyvjetorit të martesës me bashkëshortin çek, Jakub Kindl.

“Negativ, nuk ka coronë”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë postimit në InstaStory.

View this post on Instagram

My love 💛

A post shared by Aferdita Dreshaj Kindl (@aferditadreshaj) on

Coronavirusi tashmë është përhapur në masë të madhe në gjithë botën, përfshirë këtu edhe rastet e shumta që janë shtuar së fundmi edhe në Kosovë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!