Agjencia Zhurnal.mk

Afërdita Dreshaj surprizohet nga bashkëshorti Jakub Kindl në dyvjetorin e martesës

Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Afërdita Dreshaj, është surprizuar nga bashkëshorti i saj me rastin e përvjetorit të martesës.

Bukuroshja, e cila numëron ndjekës të shumtë në rrjetet sociale, ka ndarë me publikun dhuratat që ka pranuar nga partneri Jakub Kindl.

Çifti u kthyen në Miami të Floridas për të festuar dyvjetorin e martesës, pasi në të njëjtin vend kurorëzuan dashurinë e tyre.

Në postimin e ndarë, artistja zbulon edhe mesazhin që ka pranuar ku shkruan “Gëzuar përvjetorin, të dua”.

Ndërkohë, krahas mesazhit emocional nuk mungoi edhe reagimi i Afërditës teksa thotë, “Erdha në dhomë dhe pashë këtë mesazh”.

“Dy vite më parë, unë thashë PO te ti përgjithmonë. Të dua ty më shumë se fjalët që mund të them. Gëzuar përvjetorin dashuria ime”, ka shkruar Dreshaj përkrah një sërë fotografish tjera që ka ndarë.

Afërdita përndryshe në shumë prej intervistave ka potencuar se ruan një raport shumë të mirë me Kindl dhe se është e bekuar me partnetin e saj.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...