Bota

Afganistan: 20 të vdekur nga sulmet e talibanëve

Të paktën 20 pjesëtarë të sigurisë humbën jetën në një sulm nga militantët talibanë në pikën ushtarake në rrethin Hashrud të provincës Nimruz në Afganistanin perëndimor, raporton Insajderi.

Xhelil Vatandost, zyrtar lokal i rrethit Hashrud, u tha mediave se militantët kryen një sulm të armatosur në pikën ushtarake në zonën Dehmezeng në Hashrud.

Krahas 20 të vdekurve në mesin e forcave të sigurisë, gjashtë ushtarë po ashtu janë zënë rob nga militantët, raporton Anadolu Agency (AA).

Ndërkohë, ende nuk është bërë asnjë deklaratë nga talibanët.

Nga ana tjetër, Ministria e Mbrojtjes e Afganistanit njoftoi se militantët në 24 orët e fundit kanë kryer sulme në 24 provinca.

Postime të ngjashme

“Marrëdhëniet midis dy Koreve do të rifillojnë me hapjen e zyrës ndërlidhëse”

S.B.

Kroaci, sërish rekord, 4 009 raste të reja ditore me COVID-19

S.B.

Ç’po ndodh në Itali? Mafia nxit protesta të dhunshme kundër bllokimit

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...