Agjencia Zhurnal.mk

Afganistan, 8 të vdekur gjatë sulmit me bombë të talebanëve

Së paku tetë persona kanë humbur jetën gjatë një sulmi në rajonin Belha, në veri të Afganistanit.

Adilsah Adil, zëdhënësi i policisë në Belha, deklaroi se talebanët vendosën një mjet shpërthyes në rrugë në zonën Alem Hila në Belha. Mjeti shpërthyes u aktivizua kur në këtë pjesë të rrugës kaloi një autoblindë i forcave të sigurisë. Pas shpërthimit vijuan sulme të armatosura.

Ai konfirmoi se kanë humbur jetën shtatë pjesëtarë të forcave të sigurisë dhe një civil. Siç tha, gjashtë civilë u plagosën.

Adil tha se ka viktima edhe në anën e talebanëve. Megjithatë, ata ende nuk janë prononcuar lidhur me këto sulme.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...