Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Afganistan, mbi 40 mijë të vdekur nga ngjarjet e dhunës në 5 vitet e fundit

Presidenti Ghani tha se më shumë se 40 mijë civilë dhe zyrtarë të sigurisë humbën jetën në ngjarjet e dhunës që kanë ndodhur në gjithë vendin pasi ai mori detyrën si president.

Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, tha se në vend që nga viti 2015 kanë vdekur mbi 40 mijë njerëz si pasojë e dhunës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ghani, në një intervistë për televizionin amerikan CNN më 9 janar, njoftoi se më shumë se 40 mijë civilë dhe zyrtarë të sigurisë humbën jetën në ngjarjet e dhunës që kanë ndodhur në gjithë vendin pasi ai mori detyrën si president.

Ai tha se gjatë kësaj periudhe gjithashtu humbën jetën 98 ushtarë nga forcat amerikane që shërbejnë në kuadër të NATO-s.

Ghani gjithashtu foli edhe në lidhje me bisedimet e paqes që po zhvillohen mes delegacioneve të Talebanëve dhe ato afgane në kryeqytetin e Katarit, Doha, duke theksuar se populli afgan nuk dëshiron kurrë të kthehet në të kaluarën e tij të errët.

Ai vuri në dukje se për t’i dhënë fund luftës 40-vjeçare në Afganistan, një marrëveshje e mundshme paqeje me Talebanët duhet të garantohet nga vendet e rajonit dhe bashkësia ndërkombëtare.

Postime të ngjashme

Mianmar, OKB njofton për mbi 50 protestues të vrarë

T E

Von der Leyen: BE-ja mund të bllokojë eksporte të mëtejshme vaksinash

T E

Presidenti sirian dhe gruaja e tij infektohen me koronavirus

T E

Rregullatori financiar i BE-së goditet nga sulmi kibernetik

T E

Numri i të vdekurve nga koronavirusi në Itali kalon 100.000

T E

Nis shitja e testeve të shpejta COVID-19 në supermarketet gjermane

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...