Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Afganistani, vendi më i dëmtuar në botë nga terrorizmi

Instituti për Ekonomi dhe Paqe (IEP) me seli në Australi, ka publikuar “Indeksin Global të Terrorizmit 2020”. Raporti mbi indeksin ka shqyrtuar incidentet terroriste që kanë ndodhur në 163 vende gjatë gjithë vitit 2019

Afganistani ka qenë vendi më i prekur nga sulmet terroriste në botë në vitin 2019, tregoi një raport mbi terrorizmin global, transmeton Anadolu Agency (AA).

Instituti për Ekonomi dhe Paqe (IEP) me seli në Australi, ka publikuar “Indeksin Global të Terrorizmit 2020”. Raporti mbi indeksin ka shqyrtuar incidentet terroriste që kanë ndodhur në 163 vende gjatë gjithë vitit.

Sipas raportit, Afganistani renditet si vendi i parë më i dëmtuar nga terrorizmi në vitin 2019, njëlloj sikurse në vitin 2018.

Vitin e kaluar, gjithsej 13.826 njerëz kanë humbur jetën në sulmet terroriste në gjithë botën, ndërsa 41 për qind e kësaj shifre, konkretisht 5.725 njerëz, kanë vdekur nga sulmet terroriste në Afganistan, ku po ashtu 6.221 njerëz janë plagosur si pasojë e këtyre sulmeve.

Raporti tregon shtatë nga 20 incidentet më vdekjeprurëse terroriste në vitin 2019 kanë ndodhur në Afganistan. Pesë nga këto sulme, në të cilat 493 njerëz humbën jetën, janë kryer nga talebanët dhe dy nga organizata terroriste DAESH.

508 sulme nga talebanët kundër forcave afgane të sigurisë

Raporti e ka përshkruar organizatën talebane si “organizata terroriste më vdekjeprurëse në botë”.

Vitin e kaluar, sipas statistikave, 87 për qind e viktimave të sulmeve terroriste në Afganistan (4.990 persona) kanë vdekur në sulmet e talebanëve.

Talebanët kanë sulmuar forcat afgane të sigurisë 508 herë në vitin 2019 dhe më shumë se 2.900 njerëz kanë humbur jetën në këto sulme.

DAESH, organizata terroriste më aktive në vend pas talebanëve, tentoi 55 sulme vitin e kaluar, duke shkaktuar 320 vdekje.

Gjersa nuk është ende e qartë nëse bisedimet e paqes në Afganistan do të kenë ndikim të rëndësishëm në aktivitetet terroriste, raporti vë në dukje se prodhimi i brendshëm bruto i vendit ka pësuar humbje 16,7 për qind për shkak të sulmeve terroriste.

Sipas indeksit, dhjetë vendet më të prekura nga terrorizmi në gjithë botën janë Afganistani, Iraku, Nigeria, Siria, Somalia, Jemeni, Pakistani, India, Republika Demokratike e Kongos dhe Filipinet.

Ndërkaq, Turqia radhitet e 18-ta në botë, SHBA e 29-ta dhe Britania e 30-ta.

Turqia tregohet si vendi më i prekur në kontinentin evropian nga sulmet terroriste.

Postime të ngjashme

Para dhe pas, imazhet satelitore tregojnë efektet e sulmit ajror mbi caqet e milicisë siriane

T E

​OBSH: Vala e re që po kalon Brazili përbën një tragjedi

T E

Gorbaçov: Putin dhe Biden të takohen për bisedime për çarmatimin

T E

800 gjedhët në anijen e bllokuar në Spanjë duhet të eliminohen, thonë veterinerët

T E

Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite rrëzon një dron të rebelëve të Jemenit

T E

Banorët e Islandës janë mësuar me tërmetet, një seri prej 6 mijë tërmeteve kanë goditur ishullin

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...