Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Afrikë, deri në fund të vitit do të vaksinohen 20 për qind e popullatës

Për të arritur imunitetin masiv planifikohet vaksinimi i 1,3 miliard njerëzve që përbën 60 për qind të popullatës së kontinentit.

Në Afrikë deri në fund të vitit planifikohet të vaksinohen 20 për qind e popullatës kundër koronavirusit të ri (COVID-19), bëri të ditur Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), transmeton Anadolu Agency (AA).

Koordinatori i Vaksinimit të Afrikës pranë OBSH-së, Richard Mihigo, paralajmëroi se në disa shtete në kontinentin e Afrikës procesi i vaksinimit mund të jetë i pamjaftueshëm për shkak të të ardhurave të ulëta ekonomike të shteteve.

“Deri në fund të vitit planifikohet të vaksinohen 20 për qind e popullatës së Afrikës kundër COVID-19”.

Ai duke theksuar se kanë planifikuar të marrin 600 milionë doza vaksinë deri në fund të vitit, tha se përveç 270 milionë dozave të vaksinës së blerë do të sigurojnë edhe 400 milionë doza tjera të vaksinës.

Deri më tani në Afrikë janë regjistruar 3,4 milionë raste me COVID-19 kurse për të arritur imunitetin masiv planifikohet vaksinimi i 1,3 miliard njerëzve që përbën 60 për qind të popullatës së kontinentit.

Postime të ngjashme

SHBA dëbon 24 diplomatë rusë

D V

Pashinyan merr sërish mandatin për krijimin e qeverisë së re

D V

Gjermania lejon një dozë përforcuese të vaksinës kundër COVID-19

D V

Situatë e rëndë me zjarret në Greqi

D V

Miliona evropianë nuk kanë para për pushime verore

D V

Roja i kampit nazist do të dalë para gjykatës në Gjermani

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...