Afrim Gashi: Kërkojmë rezolutë edhe për gjuhën shqipe, 20 përqindëshi është nënçmim për shqiptarët

Shkup, 7 korrik – Formula për “Gjuhën që e flasin së paku 20% e popullatës, e të cilët nuk janë shumicë” është nënçmuese dhe prekë në komponentën gjuhësore të identitetit të shqiptarëve. Kështu shprehet kryetari i partisë Alternativa, Afrim Gashi, informon Zhurnal.

 

Pas propozim rezolutës së VMRO-DPMNE-së, Afrim Gashi pret që partitë maqedonase të propozojnë edhe rezolutë me të cilën do të ndryshohet formula për gjuhën shqipe në Kushtetutë, i cili është i definuar vetëm si gjuhë të cilën e flasin 20% e popullatës, e të cilët nuk janë shumicë.

Ai shprehet se nuk ka asgjë kundër propozim rezolutës të inicuar nga VMRO-DPMNE por konsideron se respekti i identitetit duhet të flektojë edhe ndaj një komponente tjetër në vend e që janë shqiptarët, gjegjësisht për gjuhën shqipe. “Mos ua bëni të tjerëve atë që nuk doni juve t’ua bëjnë”, porositë Gashi për DW.

“Në princip respektoj dhe mbështesë çdo njeri dhe çdo popull, të përcaktohet dhe të ndjehet dhe mbrojë identitetin e tij etnik, kulturor, religjioz dhe gjuhësor. Por njëkohësisht ato që ndjehen se identiteti i tyre është i rrezikuar në ndonjë komponentë të rrëndësishme, duhet ta dinë se duhet të respektojnë dhe të lejojnë edhe të tjerët të mbrojnë identitetin e tyre në ndonjë dimension. Në këto beteja të ngjashme politike, kur në cak ka qenë identiteti i bashkëqytetarëve tanë maqedonas, të gjithë qytetarët nga përkatësitë tjera etnike, veçanërisht shqiptarët, kanë qëndruar në mbrojtje të bashkëqytetarëve të tyre, me të cilët e ndajmë të njejtin fat dhe e ndërtojmë të ardhmen e shtetit tonë. Gjatë kohës së kontestit 3 dekadësh me Greqinë, shqiptarët qëndruan prapa maqedonasve, por edhe tani kur kulminoi kontesti me Bullgarinë, shqiptarët përsëri qëndruan prapa maqedonasve. Ne tërë kohë kemi treguar empati ndaj maqedonasve dhe kështu do të vazhdojmë, por fatkeqësisht kjo nuk ndodhë edhe nga pala tjetër”, ka deklaruar Gashi, informon Zhurnal.

Arsyet i lokon në mënyrën si është definuar gjuha shqipe në Kushtetutë dhe konsideron se kjo prekë në identitetin e shqiptarëve.

“Duhet ta dinë para se gjithash bashkëqytetarët maqedonas, e më pas edhe përfaqësuesit e tyre politik se ajo që nuk doni juve t’ua bëjnë, nuk duhet edhe ju t’ua bëni të tjerëve. Më saktë, mendoj në formulimin e definicionit të gjuhës shqipe në Kushtetutë dhe të gjitha dokumentet bazë në shtet. “Gjuha që e flasin së paku 20% e qytetarëve, e të cilët nuk janë shumicë”, Ky formulim dhe definicion i gjuhës shqipe jo vetëm që është nënçmues por prekë direkisht në komponentën e gjuhës dhe identitetit të shqiptarëve në shtet, bashkëqytetarëve tuaj të cilët gjithnjë kanë qëndruar në mbrojtje të identitetit tuaj dhe të njejtën e bëjnë dhe tani, por asocon dhe në atë se maqedonasve u pengon madje edhe të përmendin gjuhën tonë si gjuhë shqipe. Sido që të jetë, pas kësaj rezolute pres që të gjitha partitë maqedonase të propozojnë rezolutë me të cilën në Kushtetutë dhe ligje do të ndryshohet formulimi nënçmues për gjuhën shqipe dhe popullin shqiptar në Maqedoni të Veriut, nëse duam të tregojmë respekt të ndërsjellë dhe bashkëjetesë në një shtet që bashkë e ndërtojmë”, porositë Gashi.//Zhurnal.mk

Related posts

Zgjedhjet Lokale / Kërçova do ta vulosë fatin politik të Musa Xhaferit dhe Ali Ahmetit

R Zh

KSHZ ka vërejtje në raportin e ESHR-së, sërish do ta dorëzojë dokumentacionin e nevojshëm

D V

Spitali i Gostivarit: Gjendja me coronavirusin është alarmante

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com