Afrim Gashi në pragë të zgjedhjeve takohet me përfaqësuesit e OSBE – ODIHR në Shkup

Shkup, 18 shtator – Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, i shoqëruar nga nënkryetari i partisë, Lulzim Aliu, aktualisht edhe Shef i Shtabit Qendror Zgjedhor, dje në selinë qendrore të partisë kanë pritur në takim shefen e Misionit të OSBE – ODIHR në Shkup, Tana de Zelueta dhe këshilltaren politike, Daniela Diaconu.

Në takim, u bisedua mbi përgatitjet e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit, anomalitë gjatë cikleve të kaluara zgjedhore dhe rolin e rëndësishëm të OSBE – ODIHR për zgjedhje të lira, fer dhe demokratike.

Kryetari Gashi, gjithashtu potencoi se sistemi i fingerprintit në këto zgjedhje, do të jetë njëra ndër mekanizmat më të fuqishme zgjedhore, që do të mund të parandalojë shkeljet flagrante që ndodhin gjatë procesit zgjedhor. Alternativa u zotua që zgjedhjet lokale të tetorit të mbahen në frymë dhe harmoni të demokratizimit të vendit, me zgjedhje të lira, fer dhe demokratike.

Related posts

Shpallet konkurs për pranim të studentëve në konvikte shtetërore

Z H

Analistët për skenën e re politike në Maqedoni: Rikthim i nacionalizmit dhe radikalizmit, apo i një VMRO-je të reformuar?!

I Z

Digjen pyjet e Kopanicës së Shkupit (Foto)

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More