Afrim Gashi nga Kumanova: Beteja më patriotike për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut është ndalimi i migrimit

Shkup, 10 tetor – Mbrëmë kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, agjendën e tij të takimeve e ka vazhduar në Kumanovën legjendare, ku u mirëprit nga aktivistë dhe simpatizantë të koalicionit Alternativa & Aleanca për Shqiptarët.

Në fjalën e tij para banorëve të Kumanovës, Gashi kërkoi mbështetje për koalicionin, duke theksuar se 17 tetori është dita e ndryshimit të rrethanave politike në vend.

“Në katër vitet e ardhme koalicioni ynë në këshillin e Kumanovës do të duhet të bëjë një betejë të pakompromistë për ta përmirësuar migrimin dhe arsimin. Migrimin mund ta ndalim duke e përmirësuar gjendjen ekonomike në vend. Beteja më patriotike për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut është që ta ndalim migrimin. Pas 17 tetorit do të fillon ndryshimi i madh i skenës politike në vend. Nëse ne më 17 tetor e fitojmë shumicën e komunave, kjo qeveri nuk mund të qëndrojë në këmbë. Ndryshimi vjen duke e rrethuar pastër numrin 6.”, përfundoi Gashi.

Related posts

LSDM Shkup mesazh Arsovskës: Paraqiti projektet konkrete para qytetarëve, sa kushtojnë 250 autobusë të rinj?

Z H

Bejta: Në vetëm 100 ditë Gostivari do të jetë një territori i pastër. Ja 24 projektet e para!

D V

Thaçi: Me fuqizimin e PDSH-së do rritet buxheti tek shqiptarët

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More