Agjencia Zhurnal.mk.

Afrim Gashi nga Zhelina: Duhet të jemi në shërbim të popullit dhe jo të partive politike

Shkup, 11 tetor –  Mbrëmë kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, ishte pjesë e tubimit qendror të koalicionit Alternativa & Aleanca për Shqiptarët në komunën e Zhelinës. Në fjalën e tij, para zhelinasve, kryetari Gashi foli për rëndësinë e zgjedhjeve të 17 tetorit duke thënë:

“Më 17 tetor do ta mbyllim kapitullin e rëndë të shqiptarëve gjatë këtyre 20 viteve qeverisje të keqe. Pas 17 tetorit do të kemi një perspektivë dhe vizion të ri për komunat tona.

Që nga Likova deri në Strugë po ndjehet ambienti i fitores dhe i ndryshimit. Jam i bindur që Zhelina do të votoj për Mahir Ziberin me të cilin do të vjen ndryshimi. Qëllimi jonë është që kryetarët e komuna të jenë në shërbim të qytetarëve dhe kjo më së miri po dëshmohet me kandidaturat tona të koalicionit, ku në disa vende kemi kandidat të përbashkët apolitik. Duhet të jemi në shërbim të popullit dhe jo të partive politike”, ka përfunduar Gashi.

Related posts

“Kandidatët” për Çairin nuk e dinë që janë kandidatë

I.A

Sllatinë/ BDI mposhti ASH-në me rezultat 1143 – 527

Z.H

Visar Ganiu u garanton banorëve të Seravës: 2mln euro investime në modernizimin e infrastrukturës nëntokësore

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky