Agjencia Zhurnal.mk

Afrim Gashi realizoi takim me banorët e Vizbegut, Shuto Orizarës dhe Nigishtanit të Shkupit

Shkup, 5 korrik, Zhurnal.mk – Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, sot ka qëndruar në takim me banorët e Vizbegut, Shuto Orizares dhe Nigishtanit të Shkupit. Së bashku me Afrim Gashin, pjesë e këtyre takimeve ka qenë edhe kryetari i ASH-së, Ziadin Sela, përfaqësues dhe kandidatët për deputet nga koalicioni “TASH është koha”.

Gjatë këtyre takimeve, me banorët e kësaj ane u fol mbi situatën socio-ekonomike me të cilat ballafaqohen shqiptarët e vendit, tash e një kohë të gjatë.

“Programi jonë zgjedhor “Shtet për të gjithë” – është platforma mbi të cilën ne flasim dhe shkruajmë me gjuhën reale të popullit. Programi jonë kërkon dhe angazhohet që t’i jep fund degradimit politik-social-ekonomik të shqiptarëve. Ne flasim me ofertë reale para qytetarëve – duke ofruar shtet të së drejtës, investime kapitale dhe barazi të plotë mes shqiptarëve dhe maqedonasve.

Të nderuar qytetarë, ju ftojë që deri më 15 korrik të trokasim çdo derë, të flasim me çdo qytetarë, t’i bindim gjithë se ne jemi ndryshimi. Jemi dëshmitarë se shqiptarët kërkojnë ndryshim. Ndryshimi do të vjen më 15 korrik – ky ndryshim është kërkesë e popullit.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

R ZH

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!