Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Afrim Gashi takoi kreun e BFI-së, Shaqir ef. Fetahu

Shkup, 11 shkurt – Zhurnal.mk – Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, sot në zyrat qendrore të Bashkësisë Fetare Islame në Shkup, u prit në takim nga kryetari i BFI-së, Reis Ul- Ulema efendi Shaqir Fetahu.

Në takimin mes Gashit dhe Fetahut, u fol mbi gjendjen shoqërore të myslimanëve në vend, statusin e institucioneve fetare dhe harmonizimin e bashkëpunimit institucional mes bashkësive fetare, organizatave politike dhe institucioneve shtetërore.

Alternativa si organizatë politike e qendrës së djathtë, mbetet e përkushtuar dhe e interesuar që roli i bashkësive fetare në vend, të jetë më i zëshëm dhe më elokuent në etablimin e bashkëjetesës fetare dhe multikulturore në shtet si dhe të ruhet uniteti dhe unikaliteti i BFI-së si organizatë e vetme që përfaqëson myslimanët në vendin tonë.

Në fund të takimit, të dy palët u dakorduan që takime të këtilla të vazhdojnë edhe në të ardhmen./Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Bexheti: Kisha nderin të mirëpres Ambasadorin e BE-së në Shkup, Dejvid Gir

R Zh

Milikije Halimi i jep fund problemit disa dekadash të ujit, Haraçina me uji pa ndërprerje

D V

RMV/ Për herë të parë, sulmi ndaj mjekëve barazohet me sulmin ndaj personave zyrtarë

D V

Lëvizja Besa zgjedhë strukturat e saj në Novosellë të Bogovinës, lëvizja po ritet

D V

Mbeturinat dhe uji i pijshëm problem në komunën e Tearcës

D V

Bashkia e Shkupit të premten me spërkatje kundër mushkonjave

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...