Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Afrim Gashi u takua me Shefin e Misionit të OSBE-së në Shkup, z. Clemens Koja

Shkup, 1 mars, Zhurnal.mk – Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, i shoqëruar nga anëtari i Kuvendit Qendror të partisë, Fatmir Ejupi, sot kanë realizuar me Shefin e Misionit të OSBE-së në Shkup, z. Clemens Koja, i shoqëruar nga këshilltari për çështje politike, z. Villiam Bojd. Gjatë takimit u bisedua për zhvillimet politike në vend dhe rajon, si dhe për proceset reformuese të kodit zgjedhor, përcjell Zhurnal.mk.

Ambasadori i OSBE-së, z. Clemens Koja, përshëndeti rolin inkurajues dhe harmonizues që po shfaq AlternAtivA në ruajten dhe mbarëvajtjen e demokratizimit të vendit.

Kryetari Gashi ritheksoi edhe njëherë qëndrimin se shtetit i duhet frymë e re zhvilluese demokratike, ku do të mbaheshin zgjedhje të lira, korrekte dhe demokratike, me pastrim të listave zgjedhore dhe kodit të ri zgjedhor.

Të dyja palët u dakorduan që takime të këtilla të vazhdojnë edhe në të ardhmen e afërt, me qëllimin e vetëm që të krijohet ambient për zgjedhje të lira.

Postime të ngjashme

Menduh Thaçi: Ramazani një moment i volitshëm të reflektojmë dhe të jemi më solidarë

R Zh

Arjanit Hoxha demanton portalet lidhur me harxhimet e tij si ministër

R Zh

Ahmeti uron besimtarët mysliman me rastin e muajit e shenjtë të Ramazanit

R Zh

Bilall Kasami uron muajin e shenjtë të Ramazanit

R Zh

Sela dhe Gashi gjithë besimtarëve myslimanë ua urojnë muajin e Ramazanit

R Zh

Filipçe në takim me ambasadorin kinez, kërkon të përshpejtohet procesi i arritjes së vaksinave kineze

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...