Afrim Gashi viziton tregun në Kumanovë: Dëgjova hallet e qytetarëve, e mira është se tani ka shpresë

nga Redaksia

Kumanovë, 7 prill – Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, i cili është edhe bartës në Njësinë e Dytë Zgjedhore për VLEN-in, ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ka vizituar tregun e Kumanovës, ku është takuar me shumë persona për të dëgjuar brengat dhe hallet e tyre.

“Sot vizitova tregun në Kumanovë dhe dëgjova hallet e shumë shqiptarëve kumanovarë. E përbashkëta që po dëgjojmë si refren, nga Kumanova deri në Strugë, është se shqiptarët duan ndryshim. Lajmi i mirë është se ata tashmë e kanë një adresë – koalicionin VLEN, opsionin e vetëm shqiptar në këto zgjedhje”, ka shkruar Afrim Gashi, kryetar i Alternativës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More