Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Afro 1.5 milion të vdekur nga Covid-19 në gjithë botën

Zhurnal Ads

Numri i infeksioneve me coronavirus është më shumë se 62 milionë në shkallë botërore, sipas Universitetit Johns Hopkins. Shtetet e Bashkuara kanë më shumë se 13 milionë infeksione me COVID-19 – më shumë se në çdo vend tjetër, pasuar nga India me më shumë se 9 milionë raste dhe Brazili me 6 milionë.   Pothuajse 1.5 milion njerëz në të gjithë botën kanë vdekur nga virusi. SHBA përsëri kryeson listën me më shumë se 266 mijë vdekje, pasuar nga Brazili me më shumë se 172 mijë vdekje dhe India me gati 137 mijë, sipas Universitetit Johns Hopkins.   Në Shtetet e Bashkuara, presidenti i zgjedhur Joe Biden emëroi tre anëtarë të rinj në bordin e tij këshillues për COVID-19.   Biden shtoi Jane Hopkins, Jill Jim dhe David Michaels për të “konsoliduar punën e bordit dhe për të ndihmuar që të sigurojnë që planifikimi ynë për COVID-19 të adresojë pabarazitë në rezultatet shëndetësore dhe fuqinë punëtore”.   Hopkins është një infermiere e specializuar në shëndetin mendor dhe shërben në grupin e punës të shtetit të Uashingtonit për COVID-19.   Jim është anëtare e komunitetit Navajo dhe drejtore ekzekutive në departamentin shëndetësor të tij. Ajo është përqendruar në parandalimin e sëmundjeve kronike dhe adresimin e kujdesit shëndetësor dhe pabarazive shëndetësore midis indianëve amerikanë / vendasve të Alaskës.   Michaels është një epidemiolog dhe profesor i shëndetit mjedisor dhe profesional në Shkollën e Shëndetit Publik të Institutit Milken, të Universitetit George Washington.   Në Britani, kryeministri britanik Boris Johnson po u kërkon ligjvënësve të mbështesin kufizime të reja për të mos mbingarkuar spitalet e vendit para se të miratohet dhe shpërndahet një vaksinë për Coronavirusin.   Masat e reja do të vendosnin 99 për qind të vendit nën dy nivelet më të larta të kufizimeve kur rregullat aktuale të skadojnë të martën. Kufizimet e reja do të zgjasin rreth një muaj.   Një numër në rritje i anëtarëve të vetë partisë Konservatore të Johnson janë kundër kufizimeve të reja. Të shtunën, policia e Londrës shpërndau protestat kundër mbylljes dhe kundër vaksinave, duke arrestuar më shumë se 150 vetë.   Qeveria shpreson që një vaksinë, dozat e para të së cilës mund të vihen në dispozicion në spitalet britanike që nga 7 dhjetori dhe testimi masiv mund t’i japë fund nevojës për kufizime. Britania ka pësuar shpërthimin më të keq të COVID-19 në Evropë, me më shumë se 57,000 vdekje të lidhura me virusin, sipas Universitetit Johns Hopkins.   Parlamenti do të votojë të martën mbi kufizimet e reja të Johnson.   Koreja e Jugut ka qenë një nga historitë e suksesit në botë në luftën kundër Coronavirusit, por një rritje e fundit e rasteve e ka detyruar vendin të ndalojë festimet e fundvitit, si dhe mësimet e këngës dhe muzikës me instrumente frymore. Koreja e Jugut po mbyll gjithashtu sauna, dhoma me avull dhe disa kafene.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Nga sot, Gjermania dhe vende të tjera të Evropës futen në izolim

R ZH

Kandidatët presidencialë në fushatë, dy javë para zgjedhjeve

admin

Qyteti i “jetëgjatësisë” regjistrohet një numër rekord i qindvjeçarëve

Z H

Gjermania zgjat bllokimin kombëtar deri më 31 janar

T E

“Wall Street Journal”: Vaksina e SINOVAC-ut, e efektshme në fazën e tretë të provës në Brazil

Z H

Trump merr vendim që ndërtesat e reja qeveritare të jenë “të bukura”

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...