Agjencia Zhurnal.mk

Afro 1700 administratorë qëndrojnë në shtëpi, ndërsa Ministritë kërkojnë administratorë të ri!

Shkup, 15 shtator, zhurnal.mk – Disa ministri kanë shpallur konkurse për punësim të më shumë se 40 administratorëve të ri. Ministria e Financave që e udhëheqë Fatmir Besimi vecmë ka shpallur konkurs për punësim të 36 personave, ministret për mbrojtje dhe arsim Radmilla Shekerinska dhe Milla Carovska kanë nevojë edhe për 3 këshilltarë, shkruan Zhurnal.

Shpalljet e reja po bëhet në situatë kur LSDM-ja gjatë fushatës zgjedhore premtuan ulje të administratës shtetërore për 20%. Dhe në vend të uljes, tani kemi dhe shpallje të reja për administratorë, por mos të harrojmë faktin që kemi administratorë (rreth 1700), që ende nuk janë të angazhuar nëpër vendet e punës dhe qëndrojnë në shtëpi.

Ndryshe, numri i të punësuarve në sektorin publik është rreth 140.000.

Nga Ministria e Financave thonë se punësimet e reja janë të patjetërsueshme për shkak të vëllimit të lartë të punës. Pagat për këto persona do të rrjedhin prej 15.600 për referent në Drejtorinë për çështje juridiko-pronësore deri më 30 mijë denarë për udhëheqës sektori në Drejtori.

“Bëhet fjalë për procedur të rregullt administrative për rregullimin e vendeve të punës për të cilët Ministria ka nevojë, e jo për rritjen e numrit të të punësuarve. Duke pasur parasyshë se ishim në periudhë zgjedhore, tani u krijuan kushtet për plotësimin e vendeve të punës në periudhë të caktuar deri në fund të vitit. Për këtë qëllim janë siguruar edhe mjete nga buxheti për vitin 2020”, thonë nga Ministria e Financave.

Ndërsa në Ministrinë e Arsimit po kërkohen 3 këshilltarë special, për politika arsimore, për koordinim buxhetor dhe për mardhënie me publikun me paga prej 50 mijë deri 60 mijë denarë. Në Ministrinë e Mbrojtjes kërkohen 3 këshilltarë special për çështje politike dhe politikë të jashtme me paga prej 35 mijë deri 50 mijë denarë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...