Ageler: Mediumet kanë rol kyç, posaçërisht në procesin zgjedhor

nga Redaksia

Shkup, 3 maj – Në Ditën e lirisë së mediumeve, ambasadorja amerikane në vend, Anxhela Ageler porositi se mediumet kanë rol kyç, posërisht tani në procesin zgjedhor.

“Sot është Dita botërore e lirisë së mediumeve, ndërsa zgjedhjet  theksojnë rolin kyç që mediumet duhet ta luajnë gjatë procesit. Një shtyp i lirë dhe i gjallë i cili i heton faktet, kumton ide dhe propozime në opinion dhe u bën presion personave zyrtarë ta sqarojnë pozitën e vet për çësshtje të cilat janë të rëndësishme për jetët e qytetarëve dhe për caktimin e rrjedhë së shtetit”, potencoi ambasadorja Ageler në kumtimin në platformën X.

Republika e Maqedonisë së Veriut është ranguar në vendin e 36-të të Indeksit për liri të mediumeve për vitin 2024 në raportin e “Reporterëve pa kufij”, që është për dy vende kërcim në raport me vendin e 38-të viitn e kaluar. Nga vendet në rajon, Maqedonia e Veriut është më sës miri e vlerësuar, pas çka pasojnë Mali i Zi (40), Sllovenia (42), Kroacia (48), Kosova (75), BeH (81), Serbia (98) dhe Shqipëria (99).

“Edhe pse gazetarët nuk punojnë në ambient armiqësor, dezinformatat e përhapura dhe mungesa e profesionalizmit kontribuojnë për rënien e besimit të shoqërisës në mediumet, q i ekspozon mediumet e pavarura ndaj kërcënimeve dhe sulmeve. Më tutje, funksionarët qeveritarë kanë tendencë të kenë qëndrime të këqija dhe nënçmuese ndaj gazetarëve”, qëndron në vlerësimin për vendin. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More