Agjencia Zhurnal.mk

Agim Aliu: PDK-ja do të rikthehet fuqishëm në krye të qeverisjes

Nënkryetari i ri i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Agim Aliu, ka falënderuar kryetarin Kadri Veseli dhe gjitha strukturat për besimin e dhënë me rastin e emërimit të tij në këtë pozitë.

Aliu, i cili është edhe kryetar i Ferizajt, ka thënë se PDK-ja fuqishëm do të rikthehet aty ku e ka vendin, në krye të qeverisjes me Kosovën.

Statusi i potë i Aliut:

Familja e madhe politike, rrugëtimin e së cilës e bëri bashkë me Kosovën, Partia Demokratike e Kosovës, dëshmoi për të satën herë, vlerat demokratike dhe vullnetin për ndryshim. Dje, mu besua një rol tejet me peshë, sfidues pashmangshmërisht por edhe kuptimplotë për të jetësuar vullnetin e mijëra qytetarëve, ai i nënkryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës.

Falënderoj kryetarin Veseli, Kryesinë dhe strukturat tjera të partisë për besimin e kurdohershëm dhe mijëra përkrahës që ndër vite ndërtuam bashkë vizionin e mirëqeverisjes. PDK-ja fuqishëm do të rikthehet aty ku e ka vendin, në krye të qeverisjes me vendin.

Ferizaj bashkë me regjionin, ka zërin e forcën politike për të sendërtuar më të mirën për të gjithë qytetarët!

Na priftë e mbara!

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...