Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Agim Krasniqi emërohet ministër në detyrë i Financave

Agim Krasniqi është emëruar ministër në detyrë i Financave nga Qeveria në detyrë, njofton Insajderi.

Emërimi i tij është bërë të mërkurën, pas dorëheqjes nga kjo pozitë të Hykmete Bajramit.

Lajmin e ka konfirmuar për Insajderi-n vetë Krasniqi.

“Pas lirimit nga detyra të Hykmete Bajramit, sapo kam pranuar detyrën e ministrit të Financave nga kryeministri në detyrë”, ka thënë Krasniqi.

Agim Krasniqi deri tani mbante pozitën e zëvendësministrit në këtë ministri.

Ndërkohë, Hykmete Bajrami të mërkurën njoftoi se ka dhënë doreheqje nga kjo pozitë për arsye personale dhe se aktivitetin politik do ta vazhdojë si deputete në Kuvendin e Kosovës, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Postime të ngjashme

“Eksplodoi balona” e Janez Janshës si lajm i pavërtetë, por që nxiti reagime të ndryshme

R Zh

Në Kosovë nga e hëna mësimi me prezencë fizike

N E

Kosova regjistron mbi 12 mijë raste me Kovid-19

N E

Arben Vita demanton lajmin për anulimin e vaksinave Pfizer

N E

VAKAT kërkon që Kosova ta njohë gjenocidin e Srebrenicës

N E

Mediat greke i bëjnë jehonë dokumentit për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...