Kosovë

Agim Veliu, Rexhep Selimit: Unë i mbaj mustaqet po i pafytyrë si ti nuk jam

Zhurnal Ads

Si në çdo seancë të Kuvendit të Kosovës edhe në këtë të sotmen ka eskaluar debati mes ministrave dhe deputetëve.

Disa replika ndodhën mes ministrit të Punëve të Brendshme Agim Veliu dhe Shefit të Grupit Parlamentar të LVV-së Rexhep Selimi.

Selimi i ka thënë Veliut se është i paaftë dhe se është shkarkuar për shkak të paaftësisë dhe “jo mustaqeve që i mban”, ndërsa ky i fundit i tha shefit të GP-së së LVV-së se është i pafytyrë.

“Unë i mbaj mustaqet po i pafytyrë si ti nuk jam”, i tha Veliu Selimit në Kuvend.

Më pas, deputetja e LDK-së Besa Gaxherri e ka lutur ministrin Veliu që të mos bie në provokime.

“Mos bjer në provokime të nivelit të tyre, të lutem ministër”, tha Gaxherri.

Më pas Selimi mori fjalën dhe i tha ministrit Veliu se “mundesh me fsheh diçka po paaftësinë nuk mundesh me fsheh”.

Postime të ngjashme

Haxhi Shala pritet të udhëtojë sot për intervistim në Hagë

admin

Cilat janë elementet e marrëveshjes së Shtëpisë së Bardhë sipas Haradinajt

admin

Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë – Ferizaj: Një i vdekur dhe një i lënduar

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...