Agjencia Zhurnal.mk

Agjencia e Kosovës për Forenzikë pranon certifikatën e riakreditimit të laboratorëve

Prishtinë, 20 qershor – Zhurnal.mk – Ministria e Punëve të Brendshme së bashku me Agjencinë e Kosovës për Forenzikë kanë organizuar ceremoninë e pranimit të certifikatës së riakreditimit të laboratorëve.

Ministri Ekrem Mustafa tha se akreditimi i laboratorëve të Agjencisë Kosovare të Forenzikës është dëshmia më e mirë për nivelin e lartë të ekspertizës që bëhet në AKF dhe një siguri më shumë për profesionalizmin e punës në të ardhmen.

“Agjencia Kosovare e Forenzikës me misionin, vizionin dhe vlerat që ka, e bën më të kompletuar luftën kundër krimit dhe i jep më shumë kuptim zbatimit të ligjit. Duke qenë në shërbim të ligjit, jemi mbi të gjitha në shërbim të qytetarëve dhe mbrojtjes së interesave të shtetit të Kosovës”.

Drejtori i AKF-së, Blerim Olluri, tha se avancimi i teknologjisë, trajnimi, edukimi dhe profesionalizmi i burimeve njerëzore, veçanërisht standardizimi i metodave shkencore janë elemente të rëndësishme në ngritjen e kapaciteteve drejt parandalimit dhe luftimit të kriminalitetit.

Agjencia e Kosovës për Forenzikë ka gjithsej gjashtë laboratorë me 41 metoda shkencore.

Laboratorët e riakredituar janë: Laboratori për analiza kimike të narkotikëve, Laboratori për serologji dhe ADN, Laboratori i daktiloskopisë dhe traseologjisë, Laboratori i balistikës dhe Laboratori i dokumenteve dhe dorëshkrimeve.

Ndërsa është akredituar Laboratori për analizë të eksploziveve, zjarrvënieve dhe grimcave të barutit.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...