Shkup/Prishtinë, 27 dhjetor – Në spektaklin e tretë e organizuar nga Televizioni kombëtar 21 në Prishtinë, “GRAND PRIX-The Best”, me moderatorët Avni Qaili dhe Valdete Hajdari Kasapi. në rubrikën e mediave ndahet çmim për pronarin e Agjencisë së lajmeve Zhurnal, z. Bexhet Musliu për punën dhe veprimtarinë e medias për plotë 12 vite me rradhë duke përçuar kështu deri tek opinioni lajme e tema të ndryshme, të sakta dhe gjithmonë duke trajtuar problemet me të cilat preokupohet shoqëria shqiptare jo vetëm në Maqedoninë e Veriut por edhe në rajon e më gjerë.
Në një prononcim gjatë ndarjes së çmimeve, pronari i Agjencisë së lajmeve Zhurnal, z. Musliu theksoi se si media kanë qenë të përkushtuar plotë 12 vite dhe se do të vazhdojnë me të njejtin ritëm.
‘Së pari këtë çmim dua tua kushtoj edhe kolegëve të mi të cilët për 12 vite kane qenë të përkushtuar pranë medias Zhhurnal, Tv21 i dëshiroj shumë suksese dhe e falenderoj për këtë çmim të ndarë ndaj Zhurnal, suksese më tej në punën profesionale të tyre’, është shprehur kështu Musliu gjatë marrjes së çmimit nga Tv21.