Agjencia Zhurnal.mk

Agjencia për Punësim: Paguhen rreth 65 milionë denarë për 6.933 persona të papunë

Shkup, 3 korrik, zhurnal.mk – Agjencia për Punësim sot ka bërë pagesë të mjeteve për 6.933 persona të papunë shfrytëzues të kompensimit monetar konform Ligjit për punësim dhe sigurim në rast të papunësisë në vlerë prej 65.134.384,00 denarë.

Siç informojnë nga Agjencia për Punësim është bërë edhe pagesa e jashtëzakonshme për 2.873 persona të papunë shfrytëzues së kompensimit monetar (kompensim monetar të jashtëzakonshëm KOVID-19), në vlerë prej 49.781.261, 00 denarë, për persona të cilëve marrëdhënia e punës u është ndërprerë në periudhën prej 11 marsit deri më 30 prill të vitit 2020 mbi bazë të ndërprerjes kontraktuale të marrëdhënies së punës, ndërprerje me largim nga puna nga ana e punëdhënësit dhe ndërprerje me largim nga puna nga ana e punëtorit, gjegjësisht ndërprerje me dhënien e deklaratës me shkrim nga ana e punëtorit.

“Edhe në kushte të krizës të shkaktuar nga Kovid-19, vazhdon kërkesa për punëtorë nga ana e punëdhënësve, ndërsa për këtë flasin edhe të dhënat për vende të lira pune të shpallura. Për momentin janë shpallur 8.000 vende të lira pune nga ana e 1.090 punëdhënës nga veprimtari të ndryshme, nevojë për punëtorë nga profesione të ndryshme (shitës, rrobaqepës, kamerier, administrator, punëtor ndërtimor, kuzhinier…..), thonë nga Agjencia.

Agjencia për Punësim vazhdon t’i zbatojë programet dhe masat aktive për punësim të përcaktuara në Planin Operativ për vitin 2020.

“Në periudhën prill – qershor, përmes zbatimit të programeve dhe masave aktive për punësim nga Plani Operativ për vitin 2020, janë nënshkruar marrëveshje me 3.717 subjekte juridike për punësim të 3.576 persona të papunë, prej të cilëve 2.364 janë punësime në suaza të Garancisë Rinore, gjegjësisht punësim të të rinjve të moshës deri në 29 vjet”, informojnë nga Agjencia për Punësim.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!