Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Agjencitë turistike kërkojnë të vazhdojë mbështetja financiare

Shkup, 26 janar – Agjencitë turistike kërkojnë vazhdim urgjent të mbështetjes financiare për paga, pa lënë anash janarin dhe rritje të kapaciteteve në autobusë.

Në kumtesën e sotme ata theksojnë se mbështetja financiare për paga duhet të jetë në vazhdimësi pasi që, siç thonë, çdo muaj merret pagë, ndërsa arrijnë paralajmërime për bllokimin e llogarive.

Për shkak të stabilizimit të situatës me Kovid-19, kërkojnë të kthehet edhe kushti për plotësimin e 75 ose 100 për qind në autobusët.

“Linjat ajrore edhe në kulmin e pandemisë, operonin me kapacitet të plotë të avionëve të tyre, prandaj pse nuk munden edhe autobusët. Në një kohë kur po përpiqemi të bëjmë çfarë do gjëje, jemi të kufizuar me punë për shkak të autobusëve. Fuqia e pagesës së qytetarëve është zvogëluar për shkak të krizës, nuk mund t’i rrisim çmimet dhe shtesë po shkojmë në humbje të reja”, thonë nga agjencitë. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Renate Alt: Të mos ndëshkohet nxënësja shembullore Maqedonia e Veriut

R Zh

Qeveria do të shesë 50 mijë hektarë tokë bujqësore

R Zh

Borrell: Nuk kemi për qëllim t’i ndajmë Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

R Zh

Zaev, Sasolit / Urgjentisht duhet të zhbllokohet rruga evropiane, por negociatat për identitetin maqedonas nuk janë opsion

R Zh

Darkë e liderëve të Ballkanit Perëndimor me Borrellin javën e ardhshme në Bruksel

R Zh

Xhaferi mori pjesë në Konferencë për digjitalizim, inteligjencë artificiale dhe nevojën për rregullimin e tyre

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...