Agjencia Zhurnal.mk

Agjencitë turistike përsëri kërkojnë ndihma nga shteti pavarësisht se do të hapen aeroportet

Shkup, 24 qershor – Zhurnal.mk – Edhe krahas hapjes së kufijve, agjencitë turistike nga vendi thonë se për ta ky sezon do të jetë shumë i vështirë. Duke pas parasysh se nga korriku duhet të fillojnë me punë, edhe një herë kërkojnë ndihmë nga shteti. Mbështetje, vlerësojnë, duhet të marrin edhe transportuesit.

Agjencitë përsëri publikisht bëjnë thirrje deri te ministritë e Ekonomisë dhe të Financave që t’i shqyrtojnë kërkesat e tyre dhe të thirren në bisedë sa më shpejtë që është e mundur.

“Ne jemi sektori më i prekur në periudhën e pandemisë, sepse janë mbyllur kufijtë tanë, e me këtë kemi ndalesë që të kryejmë veprimtarinë. Të ardhurat tona gjatë 100 ditëve të kaluara janë zero, shpenzimet tona ende po vijojnë, kemi të aranzhuara fluturime jashtë vendit, ndërsa nuk dihet se a do të mund të punojmë dhe se a do të kemi leje për hyrje në ato vende edhe pse nga ana e autoriteteve tona në disa raste ishte paralajmëruar se do të hapen kufijtë dhe se do të mund ta publikojmë veprimtarinë tonë. Kemi aranzhime të anuluara të turistëve të huaj për fluturime në shtetin tonë. Problemi është si në vijim: kufij të mbyllur, nuk kemi mundësi për fitim dhe shitje, paguajmë shpenzime, kemi të punësuar. Për shkak të asaj që jemi pjesë dhe kontribuojmë për ekonominë e shtetit tonë në kushte normale, do të dëshironim që të shqyrtohen kërkesat tona që të munden të na ndihmojnë që të mbijetojmë në këtë periudhë të rëndë”, qëndron në letrën e nënshkruar prej rreth 70 agjencive turistike dhe transportuesve.

Në letër janë bërë të ditura kërkesat të cilat agjencitë tashmë i bënë të ditura javën e kaluar në konferencën për media para Ministrisë së Ekonomisë: hapjen e tërësishme të kufijve, vendosjen e protokolleve si në shtetet tjera evropiane, ndihmë e pakthyeshme financiare prej 500 euro për firma deri me pesë të punësuar, pagë minimale prej 14.500 denarë, janë paguar kontribute, janë anuluar pagesat e kredive, lirimin nga TVSH-ja dhe akontacionet deri në fund të vitit, lejimin e kredive pa kamatë për të gjithë pa kurrfarë kushtesh, ndërsa për ato tashmë të lejuarat prolongimin e periudhës grejs prej gjashtë në 12 muaj.

“E ndërmarrim këtë hap për shkak të faktit që partnerët tanë të huaj fillojnë bashkëpunim prej 15 qershorit me të gjitha shtetet tona fqinje përveç neve. ne jemi të obliguar që marrëveshjet tona jashtë vendit t’i paguajmë prej 15 qershorit, e deri në përmbushjen e plotë të marrëveshjes”, bëjnë të ditur nga agjencitë.

Ata në konferencën për media para Ministrisë më 18 qershor u ankuan se tre muaj aspak nuk punojnë, se fitimi i tyre është zero, ndërsa kanë shpenzime për qira, fatura, paga. Nëse situata e tillë vazhdon, një pjesë e madhe e tyre, siç thanë, do të bankrotojnë dhe nga shtatori do të jenë të obliguar që të mbesin pa punë.

Kërkesat i kanë dorëzuar deri te ministritë e Ekonomisë dhe të Financave më 11 qershor. Nëse shteti nuk iu ndihmon, paralajmëruan protestë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...