Agjencia Zhurnal.mk

Agjencitë turistike protestojnë, kërkojnë ndihmë financiare nga shteti

Shkup, 29 korrik – Protesta e tyre filloi nga Kuvendi për të vazhduar drejt Qeverisë nga ku kërkojnë ndihmë financiare nga shteti.   Qëllimi i protestës, sipas organizatorëve, është që të tregojnë se kanë nevojë për ndihmë nga shteti për të mbijetuar, në të kundërtën 5000 punëtorë do të ngelen në rrugë.  

“Kërkojmë deri në fund të vitit të marrin 14.500 denarë dhe kontribute të paguara për çdo punëtorë turistik pa kushte, që kanë ekzistuar deri më tani. Po ashtu kërkojmë subvencione dhe ndihmë të pakthyeshme për çdo firmë e cila mund të ketë likuiditet deri më 2020. Këto janë kërkesat kryesore, por po ashtu kërkojmë stopimin e kredive edhe t’u ofrohet ndihmë udhëheqësve turistik që nuk janë përfshirë deri më tani. Ne kërkojmë të mbijetojmë 2020-n që në vitin 2021 klientët tanë të munden t’i vizitojnë destinacionet e rezervuara.”,- deklaroi një punëtore në një agjenci turistike,  Ana Marija.  

Për shkak të pandemisë me virusin Korona një numër i konsiderueshëm i kufijve janë mbyllur dhe sezoni veror ka dështuar, sepse qytetarët shumë rrallë vendosin të udhëtojnë jashtë vendit, thonë pronarët e agjencive turistike.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!