“Agjenda e Blertë” solli investimin e parë: 500 milionë euro për katër komuna maqedonase!

Shkup, 14 tetor – “Agjenda e Blertë” dhe motoja “Zgjidh Jetë, Voto Blertë” ka filluar të japë “frute” ende pa u mbajtur zgjedhjet.

Rezultat i parë i kësaj agjende është investimi 500 milionë euro për ndërtimin e elektranës me erë “Virovi”. Bëhet fjalë për investimin më të madh deri sot në Maqedoninë e Veriut, që buron nga fryma e Agjendës së Blertë e që do të realizohet në katër komuna me shumicë maqedonase-Kumanovë, Nagoriçan i Vjetër-Rankovc-Kriva Pallankë.

Ndoshta nuk pritej nga opinion ynë, por rezultatet e kësaj agjende tani për tani po shijohen nga komunat e banuara me maqedonas dhe serbë, e jo nga komunat e banuara me shqiptarë.

Kumanova është komuna e vetme e përfshirë në këtë projekt ku jetojnë shqiptarë, mirëpo projekti realizohet në pjesën e saj që kufizohet me Kriva Pallankën dhe Nagoriçanin, pjesë ku jetojnë kryesisht maqedonas dhe serbë.

Edhe vetë investitorët kanë thënë se kanë vendosur të investojnë për shkak të mbështetjes së Qeverisë, ku vendet kyçe për zbatimin e “projekteve të blerta” i mbajnë ministrat e BDI-së (ekonominë, ekologjinë,…).

Çka është në fakt projekti 500 milionë euro, “Virovi”!

Kompania gjermane WPD,  do të ndërtojë një elektranë me turbinë ere prej 415 megavat në drejtimin Kumanovë – Nagoriçani i Vjetër-Rankovc– Kriva Pallankë në vlerë prej rreth 500 milionë euro. Ky është investimi më i madh i blertë në ekonominë e Maqedonisë së Veriut, që nga pavarësia deri më sot.

Në zonën nga Kumanova drejt Kriva Pallankës do të vendosën 69 turbina të reja të erës, katër herë më shumë se 16 turbinat e deri tanishme afër kufirit me Greqinë, dhe ato do të prodhojnë  mbi 400 megavat rrymë nga era. Në skenarin e blertë, teknologjitë me rritjen më të shpejtë janë elektranat fotovoltaike dhe të erës dhe strategjia jonë parashikon rreth 1.500 megavat  elektrana fotovoltaike dhe rreth 700 megavat elekentra të erës. Nuk ka dyshim, investimi më i madh në historinë e investimeve në vend është dëshmi se skenari i blertë është i mundur. Ky projekt është më shumë se gjysma e 700 megavatëve të parashikuara në strategjinë e Maqedonisë së Veriut tonë dhe së bashku me atë veçmëmë të ndërtuar  në Bogdanci dhe me autorizimet e lëshuara deri më tani nga Qeveria, numri tejkalon 600 megavat, që është 85 përqindëshi i parashikuar në Strategji.

Përfitim shtesë nga ky projekt është se gjatë fazës ndërtimore do të investohet edhe në përmisimin e infrastrukturës përfshirë edhe kapacitete për transmetim të energjisë dhe rrugëve, mundësimi i qasjes nga fusha më të largëta dhe rregullimi i tyre në zhvillimin bujqësor.

Kjo nënkupton furnizimin me energji elektrike të 290,000 amvisërive dhe investimi do të bëhet në disa faza.

Nga BDI nuk kanë dhënë ndonjë sqarim se pse kanë vendosur që Agjenda e tyre e Blertë të fillojë të implementohet fillmisht në komunat maqedonase edhe atë me një investim gjigant prej 500 milionë eurove. Është kjo pyetje që po preokupon opinionin shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, sado që ministrat e BDI-së vendosën të “fshehen” dhe nuk morën pjesë në promovimin e këtij projekti, që asesi nuk do të mund të jetësohej pa kontributin e tyre. Me siguri e kanë nga modestia.

Related posts

Pas ngjarjeve në spitalin e Tetovës pritet të jap dorëheqje edhe Artan Grubi ?

Redaksia

Hasani: BFI do të kyçet në thirrjen për vaksinim

Z H

Rexhepi: Programi im është bërë më material të recikluar

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More